“Falë shkallimit të Ilirit”, Rama i prerë: Më 25 prill një rrugë e katër punë, heqim Metën e Monikën e çojmë në…

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ka qenë tejet  i prerë dhe i ka lidhur zgjedhjet e 25 prillit me fatin e reformës në drejtësi. E kjo sipas kryesocialistit lidhet me faktin se presidenti Meta dhe opozita janë përbetuar për ta ndryshuar atë.

“E doni më shumë se kaq armikun e betuar, të gjithë kësaj ëndrre e të kësaj pune të madhe, ku bashkë me ne të gjithë shqiptarët që e duan reformën rrënjësor të drejtësisë janë angazhuar aq shumë dhe ndërkombëtarët. Kush voton ata që janë përballë nesh investon direkt kundër reformës në drejtësi. Ndërsa kush nuk voton e s’del në votim fare ua lë në dorë të tjerëve zgjidhjen e reformës në drejtësi. Por a mund të delegohet një gjë e tillë e drejta jote për drejtësi dhe a mund të abstenohet nga kjo e drejtë”, theksoi Rama.

Më tej ai shtoi se më 25 prill do t’i jepet fund Metës, Berishës dhe Kryemadhit.

“Falë shkallimit të ilir Metës 25 prilli është bërë fiks një rrugë e katër punë! E çfarë pune e imagjinoje? Do të votohet pë t’i hapur rrugën më tej  drejtësi në këtë vend duke e larguar nga kreu i vendit Ilir Metën, dënuar përfundimisht në ekzilin e tij digjital Sali Berishën, e dërguar Monika Kryemadhin aty ku e ka vendin, te pakica e pakicës.

Është edhe Lulzim Basha? Ai nuk është rrezik në vetvete as për demokracinë e as për drejtësinë. Duke qenë një politikan i dobët pa karakterin e një lideri, është një kukull në duart e tre gjakajduarve të tjerë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT