“Fëmijët kanë nevojë për mua”- Gjykata i refuzon kërkesën, mbetet në burg Enkeleida Hoxha

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxhës, për ndryshimin e masës së sigurisë.

Hoxha kërkoi katër ditë më parë ndryshimin e masës së sigurisë, me argumentit se kishte dy fëmijë, që kishin nevojë për të.

“Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar dhe vajza ka braktisur shkollën”, tha gjyqtarja ndërsa argumentonte kërkesën e saj, por kërkesa u refuzua dhe ish gjyqtarja do të vazhdojë të qëndrojë në burg.

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha u arrestua së bashku me 9 persona të tjerë, pas hetimeve të SPAK.

Ajo akuzohet se po përgatiste lirimin nga burgu të një të dënuari për vrasje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT