FOTOT/ Pamje magjepsëse! Puka, qyteti alpin nën petkun e dëborës pranverore

Puka është kthyer në një atraksion magjepsës për mijëra turistë. I rikonstruktuar plotësisht së fundmi, qyteti alpin ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve brenda dhe jashtë vendit.
Pas rënies së temperaturave, qyteti verior u vesh mbrëmë nën petkun e bardhë të dëborës.
Qyteti malor i Pukës, i cili shtrihet në zemër të veriut të Shqipërisë, vetëm 138 km nga Tirana, edhe gjatë ditëve të dimrit ofron pamjet magjepse të natyrës së virgjër që e karakterizon.