Fushata/ “Zhduket” Basha, demokratët presin prej më shumë se një orë në shesh liderin e tyre

Sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, një fushatë e pazakontë e diktuar nga masat antiCOVID për shkak të pandemisë.
PD kishte njoftuar se fushata do çelej në 17:00, por kryedemokrati Lulzim Basha nuk po shfaqet.
Nga selia blu nuk ka asnjë informacion zyrtar, se pse kryedemokrati po bën këtë vonesë të stërgjatur, duke lenë simpatizantët në pritje për mbi 1 orë.
Demokratët me flamuj kanë dalë në shesh ku numri i tyre është tepër i madh duke përbërë rrezik për shëndetin dhe përhapjen e infeksionit COVID.
Edhe pse ishte planifikuar të qëndronin në automjetet e tyre, ata kanë dalë jashtë duke u grumbulluar në shesh.
Nga ana tjetër, PS është treguar e përpiktë, duke nisur takimin në sheshin Skënderbej në 18:00.