Gati nisja e vaksinimit masiv, shihni çfarë ndodh në sheshin “Skënderbej” (FOTOT)

Në sheshin “Skënderbej” ka filluar përgatitja e ambienteve për procesin e vaksinimit masiv me vaksinën kineze, duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç.
Vaksinimi masiv në Tiranë do të nis për të moshuarit mbi 70-vjeç, ndërsa ata janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik.
Dy ditë më parë, Shqipëria mori 192 mijë vaksina kineze Sinovac përmes Turqisë. Rama tha se në marrëveshjen që ai ka arritur, do të sigurohen gjithsej 1 milion doza të vaksinave kineze, nga të cilat 500 mijë do të mbërrijnë brenda 60 ditëve, duke përfshirë edhe 192 mijë të cilat mbërritën të enjten.
Krahas vaksinave, Kryeministri njoftoi se në Shqipëri do të hapet edhe fabrika kineze që prodhon vaksinën Sinovac dhe vaksina e medikamente të tjera.