Gazetari shqiptar në Greqi: Ja masat e reja vetëm për shqiptarët

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe tha në “Wake Up” se janë shtrënguar shumë masat për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

Ai bëri të ditur se karantina 14-ditore është vetëm për personat që vijnë nga Shqipëria dhe jo për vendet e tjera. Kjo, pasi në vendin tonë situata është vërtetë shqetësuese.

“Gjërat nuk duken mirë, janë pak njerëz që lejohen të kalojnë. Gjërat me Shqipërinë janë cik të sforcuara. Të parat që preken janë kompanitë e udhëtimit me Shqipërinë, janë në prag falimentimi. 14 ditë karantinë vetëm për personat e ardhur nga Shqipëria.

Ka ngarkesë të madhe epidemiologjike në Shqipëri. Ndërkohë, Athina është zona më problematike e vendit”, bëri të ditur Bibe.

Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme njoftoi se prej ditës së sotme (1 mars) deri në 15 mars, është vendosur që në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të kufizohet numri i qytetarëve që do të kalojnë çdo ditë.

Sipas vendimit të ri, ditët e karantinimit për personat që do të rezultojnë pozitivë do të zgjatet nga 7 në 14 ditë.

Gjithashtu, nga 750 që ishte numri i lejuar deri më tani, kjo shifër do zbresë vetëm në 400 në ditë.

Mësohet gjithashtu se orari i lëvizjes do të reduktohet duke lejuar qarkullimin 12 orë në ditë prej orës 07:00 deri në orën 19:00. Për të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi, përjashtuar shtetasit shqiptarë, testi i shpejtë COVID do të ndërmerret edhe tek shoferët e kamionëve të cilët kanë qenë të përjashtuar deri më sot.

Ministria rikujtoi se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT