“Gjesti patriotik i Lulit në listë”, Baze: Dules i ka vënë Idrizin sipër dhe Mesilën poshtë, s’ka ku luan tani “greku”

Gazetari Mero Baze ka ironizuar pozicionimin e aleatëve në listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjetin social, Baze ka shkruar me nota humori se lideri i PD-së Lulzim Basha ka rrethuar Vangjel Dulen nga politikanët e PDIU-së.
“Një “gjest patriotik” e paska bërë Luli në listë.
Vangjel Dule i ka vënë Shpëtim Idrizin siper e Mesila Dodën poshtë.
S’ka ku luan tani “greku” se e kanë rrethuar çamët”, shkruan ai në rrjetet sociale.