Glauk Konjufca zgjidhet kryetari i ri i kuvendit të Kosovës, reagon Kurti: Pres ftesën për formimin e qeverisë

Glauk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Parlamentit të Kosovës në legjislaturën e tetë.

I propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe lista “Guxo” e Vjosa Osmanit, Konjufca është zgjedhur me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, nga 113 deputetë të pranishëm në sallë.

Deputetët pritet të zgjedhin e pesë nënkryetarët e parlamentit nga radhët e partive të tjera politike.

Konstituimi i kuvendit i hap rrugë formimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Kurti tha se tani pret ftesën për formimin e qeverisë i mandatar i ardhshëm. I pyetur për emrat e ministrave, ai tha së shumë shpejt do të bëhen publike edhe për mediat.

“Unë pres prej tij që të më sjellë ftesën për formimin e qeverisë si mandatar i ardhshëm dhe më mas do të ndjekim të gjithë hapat ligjore.

Emrat e ministrave unë i di dhe së shpejti do t’i merrni edhe ju vesh”, ka thënë Kurti.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës i propozon kuvendit kandidatin për kryeministër, i cili jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë para kuvendit për votim.

Lëvizja Vetëvendosje synon që menjëherë pas konstituimit të kuvendit, të procedohet me formimin e qeverisë, për të cilën nevojiten 61 vota.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë.

Glauk Konjufca zgjidhet kryetari i ri i kuvendit të Kosovës, reagon

Glauk Konjufca zgjidhet kryetari i ri i kuvendit të Kosovës, reagon

Back to top button
LAJMET E FUNDIT