HISTORIKE/ Shqipëria LIDER në Ballkan, firmos me SHBA marrëveshjen për gazin e lëngshëm natyror

Shqipëria nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimin me SHBA-në për të futur në vend gazin e lëngshëm natyral (LNG) nga Amerika.

Sipas kësaj marrëveshje në TEC-in e Vlorës do të ndërtohet një terminal i ri gazifikimi dhe shpërndarje e gazit të lëndshëm natyral ndërkohë që vetë qyteti bregdetar shndërrohet në HUB rajonal për gazin e lëngshëm.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim deklaroi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe SHBA për gazin e lëngshëm natyror është një gur themeli në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Memorandumi i sotëm dhe nënshkrimi i tij është i jashtëzakonshëm. SHBA e kanë mbështetur rolin unik të Shqipërisë. Një Europë e sigurt me burimet e saj energjitike është një partnere më e fortë. Marrëveshja e sotme hedh themelet për t’i dhënë fund varësisë prej termocentraleve që funksionojnë me qymyrgur.

Rritja e lidhje ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA është një gur themeli. Më 15 Mars do të festojmë 30 vite që prej vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA dhe nuk kishte një ngjarje më të përshtatshme se kjo për të festuar këtë ditë. Përgëzime jemi shumë krenarë për atë që keni arritur dhe shpresoj fort ta çoni deri në fund”, tha Yuri Kim.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë një zhvillim fantastik për Energjetikën Shqiptare dhe një sukses domethënës për marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane. Sipas tij ky është porjekti i dytë madhor pas Skavicës.

“Ky është projekti i dytë madhor i nënshkruar muajt e fundit pas atij për ndërtimine hidrocentralit të skavicës. Nënshkrim i marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA, përmes Ministrisë së Infrastruktuës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri. Një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm”.

Shqipëria firmos me SHBA marrëveshjen për gazin e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT