Humbi betejën me koronavirusin/ Neorologjia nderon mjekun Drini Dobi, emri i tij i vendoset pavionit ‘shërbimi neurovaskular’

Drini Dobi, mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ishte ndër mjekët që nuk e fitoi dot betejën me virusin vdekjeprurës.
Ai ishte dërguar për kurim të specializuar në Itali, por ndërroi jetë në datën 9 dhjetor 2021.
Sot në 9 mars, tre muaj pas ndarjes nga jeta, Shërbimi i Strokut në Neurologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mban emrin e mjekut Drini Dobi.
Ministrja Ogerta Manastirliu kishte organizuar edhe një ceremoni ku ishin të pranishëm familjarët e mjekut.
“La pas një emër që do të kujtohet gjatë nga njerëzit e tij dhe kolegët, dhe mbi të gjitha njerëzve që u ka shërbyer. Në këtë 1-vjetor të luftës me COVID kemi më shumë se 1900 jetë të humbura. Ndër ta është edhe doktor Drini dhe shumë mjekë të tjerë që nuk ia dolën dot. Në këtë vit të pandemisë jam e bindur që jo vetëm unë personalisht por të gjithë së bashku kemi dhënë më të mirë nga vetja dhe njerëzoren tonë. Dhe në fakt njerëzorja është ajo që na ngre në nivel tjetër në raport me shoqërinë. Drini na i ka transmetuar vlerat e mëdha njerëzore. Ka dritë në fund të tunelit”, tha Manastirliu.