Idrizi zbulon postin e ministrit dhe replikon ndaj Ramës: Shakaxhiu i përparimit me trurin e sëmurë dhëmbët nuk i ke vetëm për të kafshuar

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Edi Rama të lëshuara ditën e sotme nga Elbasani.

Ai këtë reagim e shoqëron edhe me një foto ironizuese, duke shtuar se ç’mund të ndodhë nëse Idrizi mund të jetë ministër i Arsimit.

“Haxhi Qamili me 3 klasë Teknikumi Pikture do mbahet mend si kryeministri që detyroi mijëra nxënës e studentë të dilnin me javë në protestë, dhe që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e Historisë. Shakaxhiu i përparimit duhet të kuptojë që: dhëmbët nuk i ka vetëm për të kafshuar, por dhe për të mbajtur brenda fjalët e ndenjura të trurit të semurë. Ja çfarë mund të ndodhë nëse ia bëhet ministër Arsimit: Mund t’u mësojë fëmijëve historinë e çamërisë”, shkruan Idrizi.
Kryeministri Rama në një reagim të tijin u shpreh se koaliconi i opozitës synon të kthejë në pushtet emrat e vjetër si Mediu, Idrizi, Duka që rimarrin ministri dhe poste kyçe.

Idrizi zbulon postin e ministrit dhe replikon ndaj Ramës: Shakaxhiu i

Back to top button
LAJMET E FUNDIT