Ilir Meta: Në 25 prill Edin do ta kthejmë te Zaho dhe Linda, bëjmë edhe sevap se do të jetë më i qetë në ngrohtësinë familjare

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se shqiptarët në 25 prill duhet ta kthejnë kryeministrin Rama te familja e tij, djali Zaho dhe bashkëhortja Linda.

Ai u shpreh se Rama ka patur ankesa për kohën e pakët që i ka kushtuar familjes, ndaj me votën e 25 prillit do të bëhet sevap, pasi Rama do të jetë më i qetë në ngrohtësinë e familjes.

“Çdo qytetar i Shqipërisë të tregojë respekt për votën e tij. Të tregojë se vota e tij është fuqia e tij në demokraci. Të gjithë të shkojnë në 25 prill drejt kutive të votimit sepse është moment shumë i rëndësishëm. T’ja kthejmë Edin, Zahos, Lindës dhe familjes së tij. Ndoshta në ngrohtësinë familjare ai do të jetë edhe më i qetë. Ka patur ankesa që po stresohet dhe po sakrifikon. Në këtë mënyrë zgjidhim dy probleme. I japim fund një eksperimenti të dështuar dhe rikthejmë sistemin demokratik. Shtetin e së drejtës, meritoracinë, përcaktojmë qartë rrugën europiane, bëjme edhe sevap”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT