Interes i lartë nga të moshuarit për vaksinën, radhë që në orët e para të mëngjesit (FOTO)

Pas mbërritjes së dozave të para të vaksinave kineze, ka nisur dhe shpërndarja dhe procesi i vaksinimit në disa prej qyteteve të vendit. Mbrëmjen e së shtunës kanë arritur dozat e para në Shkodër dhe në Korçë, ku ka qenë i lartë interesimi i të moshuarve.
Më pas vaksinat kineze janë shpërndarë edhe nëpër qytetet e tjera. Objektivi i qeverisë është: 500 mijë të vaksinuar brenda majit.
Durrës
“Ka pasur interes për personat mbi 70 vjeç, pasi kanë mësuar që mund të vaksinohen. Sot dita ka nisur e vakët. Janë 18 qendra shëndetësore në Durrës dhe Shijak. Janë 50% e mësuesve të Durrësit që janë vaksinuar. Lista të reja pritet të bëhen në vazhdim”, tha për “Wake Up” gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi.
Shkodër
“Ka tre ditë që ka nisur vaksinimi masiv në Shkodër. Të gjitha qendrat shëndetësore dhe Pallati i Sportit janë të dispozicion për vaksinimin. Të moshuarit vijnë që në 7 për t’u vaksinuar, ndërsa procesi nis në orën 9. Ka radhë deri në 9, më pas vaksinohen të gjithë për 45 minuta”, bëri të ditur për “Wake Up” gazetari Klodian Zhivani.