Ja kush është 21 vjeçari që vdiq nga covid, studenti i shkëlqyer i mjekësisë (FOTO)

Zbulohen detaje të reja nga vdekja tragjike e një 21 vjeçari nga Librazhdi. Mësohet se viktima është Emiljano Tola nga fshati Polis.

Tola, student në vitin e tretë në Fakultetin e Mjekësisë, ishte shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv, në Tiranë, pas infeksionit me covid.

Edhe faqja zyrtare në “Facebook”, e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, i ka kushtuar një shkrim vdekjes së 21-vjeçarit

“Nje rrugetim i nderprere ne gjysme! Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. U prehsh ne paqe!”, shkruan Fakulteti i Mjekësisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT