“Je i kapur mat nga paniku i humbjes”, PD reagon pas sulmeve të Ramës për mitingjet: Ne po zbatojmë rregullat

“I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale”.
Ky është reagimi i Partisë Demokratike pas deklaratës së ashpër të kryeministrit Edi Rama në lidhje me tubimet që po zhvillon kryedemokrati në ccdo qytet, ku më i fundit ishte ky i sotmi në Korcë.
“PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi. Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike. Në 25 prill Rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë”, thuhet më tej në këtë deklaratë.