“Je përfaqesues i kriminelëve”/ Agron Duka i përgjigjet Ramës: Vazhdo robo, diktatorët kanë të njëjtin fund kudo

Pas zyrtarizimit të përballjes në Durrës, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj Agron Dukës dhe opozitës.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të kreut të Partisë Agrare, i cili e paralajmëron Ramës se “do ketë fatin e çdo diktatori”.

Duka shkruan se Rama është përfaqësues i kriminelëve, ndërsa ai përfaqëson njerëzit e thjeshtë të Durrësit dhe Shijakut.

“Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!

– Ti çfarë përfaqëson?!

Ja ta them unë:

– Ti je përfaqesues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.

A të duan shqiptarët?

Ja ta them unë:

– Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.

Çfarë di për vete Ti në 8 vite qeverisje?

Ja ta them unë:

– Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.

Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:

– Vazhdo Robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo”, shkruan Agron Duka.

Pak ditë më parë, Rama tha se Agron Duka drejton një parti që nuk e nxori kurrë nga garazhi

“Agron Duka, që do të mbahet mend si i vetmi kryetar partie që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, që ia justifikon emrin në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie.”, tha Rama pak ditë më parë. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT