“Kaos në Shqipëri”/ Përplasja e Metës me policinë bën bujë në mediat serbe, ja si e komentojnë ‘tërbimin’ e presidentit

Sherri i paprecedentë i presidentit Ilir Meta me policinë në zyrat e FRD-së ka shkuar deri në Beograd.

Mediat serbe i kanë kushtuar rëndësi debatit në Tiranë mes kreut të shtetit, policisë dhe zyrtarëve të bashkisë, që degjeneroi në përplasje fizike.

Novosti.rs shkruan se kjo përplasje ka ardhur si pasojë e konfliktit të vazhdueshëm mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

“KAOSI I PËRGJITHSHËM NË SHQIPËRI: Presidenti Meta u përplas me policinë, duke arritur kulmin në një përplasje me Kryeministrin Rama. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u përplas me policinë, e cila u përpoq me forcë të hynte në ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike, duke akuzuar agjencitë e zbatimit të ligjit se punonin ekskluzivisht në interes të Kryeministrit Edi Rama. Meta vuri në dukje se ai e konsideron përpjekjen e policisë shqiptare për të hyrë në mjediset e partisë si një grusht shteti. Zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë do të mbahen në 25 Prill,”– shkruan media serbe.

Si ndodhi përplasja dhe shpërthimi i Metës

Mesditën e sotme, një debat i fortë që degradoi dhe në përplasi fizike, ndodhi në zyrat e Frymës së re Demokratike në Tiranë.

Policia bashkiake kërkoi lirimin e zyrave, por kjo shkaktoi përplasje të forta mes tyre me përfaqësuesit e FRD-së. Këtij sherri iu bashkua edhe presidenti Ilir Meta, i cili u përplas me policët bashkiakë dhe ngriti tonet.

“Dilni përjashta , mos krijoni probleme kaq, po ju them. Do ju çoj në burg me duart e mia, kaq po ju them”, u ka thënë presidenti Ilir Meta punonjësve të policisë tejet i acaruar./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT