Kastriot Islami: Ja pse Rama e ka frikë dhe tmerrohet nga Ilir Meta

Kastriot Islami, prej vitesh në pension, shkruan se Edi Rama ka frikë dhe tmerrohet nga Ilir Meta.

Ai ka shpjeguar edhe arsyet, pse sipas tij, Rama merret me Ilir Metën.

“Ilir Meta është i aftë e i angazhuar pë të ndërtuar e drejtuar një makineri të fuqishme dhe efikase elektorale.

Kjo është arsye përse Rama e ka shumë frikë dhe përse ai i ngjall tmerr.

Prandaj Rama iu jargavit e u shnderrua në një lëpirës të rëndomtë në 2013 sepse e kishte të qartë se pa Metën në krah s’mund të bëhej kryeministër.

Prandaj e sulmon egërsisht edhe sot në 2021 se e ka të qartë që përballë kësaj makinerie (që ruan shtetin e së drejtës) është i humbur.

Aq më tepër që Ramen kërkojnë ta fundosin e ta shporrin të gjithë opozitarët e revoltuar, të djathtë e të majtë, të cilëve iu janë bashkuar socialistët e zhgënjyer e të mërzitur.

S’ka arsye tjetër që Rama shfaqet i egërsuar përballë presidentit. Kaq e thjeshtë është kjo çështje”, shkruan demokrati Kastriot Islami.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT