Kërcënimet e Metës/ Rama: Sa herë që shan e lajthit, tregues se çdo votë për LSI-në është…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimet tejet të ashpra të presidentit Meta gjatë konferencës së sotme, i cili nuk mungoi edhe të fliste me tone kërcënuese ndaj socialistëve dhe vetë liderit të socialsitëve

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se qëndrimi i Metës tregon qartë se ccdo votë pro LSI–së është votë kundër reformës në drejtësi.

“Sa herë Ilir Meta del,flet,bërtet,shan, lajthit,aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT