Kërkoi ndihmë për të atin e sëmurë me COVID/ Cakaj: Kemi siguruar plazmën e nevojshme, mirënjohës përjetë

Ish-kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, bën me dije se vetëm disa orë pasi kërkoi ndihmë publike në Facebook, është siguruar plazma e nevojshme e gjakut, për të atin e sëmurë me COVID.
Po me një postim në Facebook, Cakaj shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që e ndihmuan, duke thënë se i ndihet mirënjohës përjetë.
Vetëm pesë orë më parë, Cakaj bëri një postim në Facebook, ku kërkonte ndihmë për babain e infektuar me COVID dhe fatmirësisht kërkesës së tij i janë përgjigjur jo pak persona.
Postimi:
Miq e dashamirës,
Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin.
Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë!
Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë!
Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit!
Zoti ju ruajt!
Sinqerisht,
Genti