Këshilltari i Tony Blair: Edi është përpara në sondazhe për mandatin e tretë, po tregon një lidership të qëndrueshëm

Këshilltari i Tony Blair, i mandatuar 3 herë si kryeministër i Anglisë, Alastair Campbell ka komentuar hapjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri për zgjedhjet e 25 Prillit.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘instagram’ Campbell e ka shoqëruar tekstin e tij me foto nga sheshi Skënderbej teksa Edi Rama mbante fjalimin e çeljes së fushatës.
‘Foto nga fillimi i çeljes së fushatës së Edi Ramës. Ai është përpara në sondazhe dhe po duket mirë për një mandat të tretë radhazi si Kryeministër.
Edi tregon se çfarë është e mundur për të majtën e partive të Qendrës që e kuptojnë qendrën si dhe të majtën, dhe që japin një udhëheqje të qartë të qëndrueshme për çështjet që kanë rëndësi për njerëzit”, shkruan ai.
Postimi i plotë: Nëse lojtarët anglezë bëjnë një shëtitje para ndeshjes, ata do të vërejnë se në Shqipëri po zhvillohet një fushatë zgjedhore.
Këtu janë foto nga fillimi i fushatës elektorale të Edi Ramës. Ai është përpara në sondazhe dhe duket se është pranë një mandati të tretë radhazi si kryeministër. Duke u përpjekur të kujtoj udhëheqësin e fundit të laburistëve me të cilin kam punuar, i cili fitoi tre mandate rresht.
Edi po tregon se çfarë është e mundur për të majtën e partive të qendrës që e kuptojnë qendrën njësoj si të majtën, dhe që tregojnë një lidership të qartë dhe të qëndrueshme për çështjet që kanë rëndësi për njerëzit.
If ??????? team go for pre-match stroll they may notice there’s an election campaign in ?? Here pix from @ediramaal launch. He’s ahead in polls and looks set for 3rd successive election win. Trying to remember last Labour leader who won 3 in a row! New Labour New ?? pic.twitter.com/Hb20rXcaLi
— ALASTAIR CAMPBELL (@campbellclaret) March 28, 2021