Kim Mehmeti: Ne kemi jetuar si vëllezër me turqit për shekuj. Të mos ishte Turqia, Shqipërinë do e pushtonte Greqia

Analisti Kim Mehmeti, që paguhet nga familja Berisha-Meta për të demonizuar përditë Edi Rama, më në fund e ka nxjerrë kokën.

Pas thirrjeve të tij si anëtar i ISIS-it pak muaj më parë, kur një mësuesi francez i prenë kokën, këtë radhë ka marrë rolin e “pastrimit” të krimeve dhe të pushtimit turk në Shqipëri.

Ai thotë se shqiptarët me turqit kanë jetuar si vëllezër me turqit për shekuj me radhë, gjë që nuk është e vërtetë, pasi turqit ishin si pushtues në Shqipëri.

Më tej, Mehmeti thotë se po të mos ishte Turqia, Shqipëria do të ishte pushtuar nga Greqia më -97-n, atëhere kur Berisha i vuri flakën Shqipërisë, por që Mehmeti natyrisht nuk e përmend padronin e vet.

“Dhe duke qenë Shqipëri e paaftë të organizojë fushata normale parazgjedhore, asaj edhe i ndodh që të huajt t’i tregojnë se ndikimi i cilit shtet të huaj atë e rrezikon më shumë.

Por ndërkohë duke mos treguar se si e përcaktojnë atë ndikim, duke u shtirë se nuk e shohin që këtë pjesë të Ballkanit asgjë nuk e rrezikon aq shumë sa ndikimi serbo-rus.

Dhe Shqipëria është nën ndikimin serbo-rus, ndikim të cilin e lehtëson boshti Athinë-Shkup-Beograd, i lidhur me hekurudha dhe autostrada moderne, për dallim nga korridori i tetë, pra boshti Stamboll-Sofje-Shkup -Tiranë, që e lidhin rrugët e para njëqind viteve, rrugë nëpër të cilat nuk mund të kalojnë njëri pranë tjetrit as dy gomarë të ngarkuar.

Andaj mbetet e paqartë pse kjo nuk i pengon disa qarqeve të BE-së, pse aq shumë ato brengosen nga ndikimi turk që e rrezikon shqiptarinë dhe pse aq shumë duan që ne shqiptarët t’i luftojmë perandoritë e vdekura? Mbase pse ka qarqe evropiane, të cilave, sa herë që ua përmend Turqinë, atyre u faniten jeniçerët që e kanë rrethuar Vjenën dhe që e rrezikojnë Evropën e krishterë.

Pra mbetet e paqartë pse kërkojnë nga ne të harrojmë se, për shembull, se sikur mos ishte Turqia, në vitin 1997, një shtet fqinj dhe anëtar i BE-së do arrinte me ushtrinë e vet deri në Vlorë, e kjo thuase fare nuk e pengoi BE-së.

Sa i përket ndikimit turk, ne duhet ta pranojmë se edhe nuk mund t’i shpëtojmë atij ‘ndikimi’, sepse me shekuj kemi jetuar bashkë me popullin turk, sepse pjesa më e madhe e popullit tonë ka fenë që ka edhe populli turk, se kemi bakllavanë turke, se në traditën tonë ka shumë elemente orientale e që me asgjë nuk na bëjnë më pak evropianë se cilido popull tjetër i këtij kontinenti”, shkruan turko-maqedonasi Kim Mehmeti, që së fundmi është pajisur edhe me pasaportë shqiptare nga Ilir Meta, për shërbimet e tij.

(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT