Komiteti shpall vendimin: Ja masat e kufizimit për shqiptarët për dy javë

Komiteti Teknik i Ekspertëve sapo shpall vendimin e ri për masat parandaluese për përhapjen e virusit të Covid.
Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli deklaroi se ka përmirësime të situatës, ka ardhur si rezultat i respektimit të masave, por jo sipas saj, fatkeqësisht jo në mënyrë të plotë.
“Pavarësisht uljes së indikatorëve të sugjerojnë që situata vazhdon të jetë delikate. Komiteti ka vendosur se masat deri tani kanë qenë të efektshme dhe kemi rënë dakord të mbesin në fuqi edhe për dy javë 20:00-06:00 të mëngjesit”, tha Rakacolli.
Pra për dy javë të gjitha masat do të jenë në fuqi, sicc kanë qenë deri më tani, ku nuk do të lejohen lokalet e restorantet e hapura pas orës 20:00, përvecc shërbimit delivery.
“Nga prezantimi i shifrave ka një tendencë ulje dhe është deri diku e qëndrueshme. Komiteti mendon se këto shifra janë si rezultat i masave të propozuar nga komiteti disa javë më parë dhe respektimi i masave nga popullata, pasi ka një përmirësim të lehtë të zbatimit të tyre, por jo në nivelet që duhet. Në Europë disa vende po hyjnë në atë që quhet vala e tretë. Pavarësisht uljes së indikatorëve situata ende mbetet delikate. Për këtë arsye komiteti ka vendosur që masat të mos ndryshojnë, ora policore nga 20:00-06:00. Baret dhe restorantet do të punojnë vetëm me orën 20:00.online, ndalimi i grumbullimeve dhe pezullim i fluturimeve me Britaninë e Madhe. Vendi po hyn në fushatë zgjedhore dhe në vëzhgim të vendeve të tjera që kanë zhvilluar zgjedhje në kohë pandemie është vërë re se kur masat janë zbatuar nuk ka pasur tendencë rritje të infeksioneve. Prandaj qytetarët të zbatojnë masat mbrojtëse, të ndalojnë grumbullimet, të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën”, tha Rakacolli.