Krisje në PD/ U la jashtë listave, jep dorëheqjen numri dy i FRPD

Në PD kanë nisur pakënaqësitë e para pas listës së Lulzim Bashës mbrëmë. Lisandër Hoxha ka dhënë sot dorëheqjen si zv.kryetar i FRPD-së dhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

‘Në 4 vitet e fundit FRPD u kthye në strukturë inegzistente. Nuk u zhvilluan konsultime për përfshirjen e të rinjve të FRPD-së në lista. Asnjë transparencë në përzgjedhjen e kandidatëve nga komisioni ‘Marku-Ruli’. Nuk na u dha mundësia për të shprehur mendimet tona brenda PD.’- ka thënë Hoxha.

Gjithashtu ai ka shtuar se “Në procesin e punës së tyre, figura të spikatura të PD nga Tropoja dhe Saranda u përballën me një fenomen zhvlerësues aspak të nevojshëm, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve…Paqartësia e kësaj nisme dhe produkti i saj duhej të ishte objekt analize dhe diskutimesh në organet më të larta të PDSH, si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar”,- shkruan Hoxha në letrën drejtuar Bashës”.

Pjesë nga letra

E kryej këtë akt i bindur se demokracia funksionon mbi bazën e parimeve dhe vlerave që na mbajnë bashkë në shoqëri dhe parti politike. Prej kohësh kam mbajtur qëndrime publike mbi rolin e Komisionit “Marku-Ruli” sa i takon transparencës së punës së tyre në raport me pritshmërinë e demokratëve.

Kam shprehur bindjen time se përtej qëllimeve, ndoshta pozitive të kësaj nisme, rezultati nuk ishte ai që kishim menduar. Në procesin e punës së tyre, figura të spikatura të PD nga Tropoja në Sarandë, u përballën me një fenomen zhvlerësues aspak të nevojshëm vetëm 6 muaj para zgjedhjeve të 25 Prillit. Paqartësia e kësaj nisme dhe produkti i saj duhet të ishte objekt analize dhe diskutimesh me organet më të larta të PDSH si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar

“Përmes nenit 70, kryetar, kisha menduar se një pjesë e të rinjve tanë më të spikatur të FRPD duke e përjashtuar veten time, do e kishin mundësinë që të kalonin tranzicionin nga para politik në skenën politike. Këtë bindje e kisha krijuar duke patur parasysh se ne jemi partia e studentëve të dhjetorit, të cilët shporrën diktaturën më të egër të Europës me shpresën se do e bënin Shqipërinë një vend të zhvilluar”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT