Kthesa/ “Zbrazen” spitalet, sa persona janë në terapi intensive dhe të intubuar. Shkon në 62,248 numri i vaksinimeve

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar dhe 449 raste të reja me Sars Cov-2.
Por si paraqitet situata në spitale?
Spitalet duket se po marrin frymë, pasi numri i të shtruarve ka shkuar në shifra të ulëta, nëse e krahasojmë me skenarin kur kishim edhe mbi 650 të shtruar.
“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.”
Gjithsesi, duhet thëne së ka shumë persona që po kurohen në shtëpi. Nga ana tjetër, edhe pse prej disa ditësh numri i të shtruarve në spital është i ulët, vdekjet mbeten në nivele të larta.
Shkon në 62,248 numri i vaksinimeve
Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2900 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
589 të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,349 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Mars 2021)
Raste të reja ditore 449
Të shëruar në 24 orë 589
Të shtruar në spitale 343
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3012
Testime totale 545,244
Raste pozitive 123,216
Raste të shëruara 88,349
Raste Aktive 32,675
Humbje jete 2192
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22357
Fier 2592
Durrës 1386
Vlorë 1272
Shkodër 1217
Gjirokastër 1250
Korçë 774
Lezhë 549
Elbasan 427
Kukës 355
Dibër 322
Berat 174
Gazeta SHQIP