Kualifikueset e botërorit “Katar 2022”/ Trajneri Reja flet për ndeshjen me Andorran: Na duhet fitorja

Shqipëria starton kualifikueset e botërorit “Katar2022” në transfertë përballë Andorra, të enjten në orën 20:45. Në një format ku vetëm vendi i parë kualifikohet direkt dhe vendi i dytë shkon në “play-off”, ndeshja si kjo kundër Andorra vlejnë vetëm tre pikë.

Është shumë e rëndësishme që kuqezinjtë të startojë këtë aventurë me një fitore, çdo rezultat tjetër mund të zbejë këto kualifikuese ende pa nisur mirë. Trajneri Edy Reja dhe i gjithë grupi i lojtarëve janë të vetëdijshëm se kjo është një sfidë më e rëndësishme se sa ajo kundër Anglisë të dielën. Tekniku italian u shpreh se kjo është sfida më e rëndësishme dhe se i ka idetë e qarta mbi ekipin që do të nxjerrë në fushë.

“Nuk është se nuk kemi patur shumë ditë në dispozicion për këtë ndeshje, ekipin e kam parë ka qenë pak i lodhur këto ditë për shkak të ekipeve që janë aktzivizuar, ka pasur dëmtime dhe COVID-19 më parë, por tani është normalizuar sepse tani janë në formë pasi kanë luajtur me skuadrat e tyre, duhet përqendrim dhe fokus gjithashtu. Duam ta nisim aty ku e lamë, duhet të bëjmë kujdes nga Andorra duke parë dhe ndeshjen që kemi kaluar më parë,” tha trajneri italian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT