LAJM I FUNDIT/ Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për vaksinën kineze

Situata nga COVID vijon të jetë kritike edhe në vendin tonë ashtu si shumë vende të botës.

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për vaksinën kineze.

Ditën e djeshme në Shqipëri mbërriten 10 mijë doza vaksine të Sputnik, kompani ruse.

Marrëveshja për vaksinën është botuar në fletoren zyrtare të qeverisë. Kjo marrëveshje për vaksinën kineze do të bëhet me distributor turk.

“Për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.?.për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave”, thuhet në fletoren zyrtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT