LAJMI FUNDIT/ Pasnesër vijnë 38 400 dozat e para të AstraZeneca, Rama zbulon se me kë nis vaksinimi

Të premten pritet që të mbërrijnë në Shqipëri 38 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa njofton se do nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.
“LAJM I MIRË
Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Rama.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime.
Referuar informacionit të publikuar nga ministria e Shëndetësisë mësohet se është drejt përfundimit, vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë vendin. /Gazeta SHQIP