LAJMI I FUNDIT/ 14 të vdekur nga covid, rritet sërish numri i infektimeve

Gjatë 24 orëve të fundit, 14 persona nuk e kanë fituar dot betejën me covid në vendin tonë, duke e çuar në 2106 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Sot kemi një viktimë më pak se dje, ndërsa numrin më të lartë të vdekjeve e mban Tirana.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetarë nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qyetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç.”, njofton ministria e Shëndetësisë.
Krahasuar me dje, ku kishim 446 infeksione të reja, kemi një rritje të numrit të të infektuarve. Ministria raporton se janë kryer 2994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 590 qytetarë.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
182 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 24 raste në Elbasan, Pogradec, 22 raste në Durrës, 19 raste në Korçë, 17 raste në Tepelenë, 16 raste në Berat, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Mirditë, 12 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Devoll, Librazhd, 7 raste në Kukës, Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Kavaja, Sarandë, Vau i Dejës, Vorë, 4 raste në Pukë, Tropojë, Fushë- Arrëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Lezhë, Rrogozhinë, Mat, 2 raste në Krujë, Has, Përmet, Delvinë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Peqin, Shijak, Skrapar, Maliq, Patos, 1 rast në Roskovec, Kolonjë, Poliçan, Dropull.”, njofton ministria.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. /Gazeta SHQIP