LAJMI I FUNDIT/ Shkon në 2030 numri i viktimave, sa qytetarë janë infektuar 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 persona kan¡ humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në 2030 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Krahasuar me ditët e tjera, ditët e fundit vihet re një tendencë rënie e numrit të vdekjeve.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja,1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, njofton ministria.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3463 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 698 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
195 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 45 raste në Fier, 34 raste në Mirditë, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, Vlorë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, Peqin,18 raste në Gjirokastër, Pogradec, 15 raste në Durrës, 16 raste në Kukës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Devoll, Sarandë, 5 raste në Mallakastër, Tepelene, Ura Vajgurore, Dibër, 4 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Memaliaj, Kolonjë, 3 raste në Delvinë, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Shijak, Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë.