“Leku për mua është i fundit”- Luljeta Bozo tregon pse pranoi të kandidonte për deputete: Në parlament…

Inxhinierja Luljeta Bozo ishte një emër që befasoi jo pak, pasi kryeministri Edi Rama tha se ajo do të ishte kandidate për deputete e PS.

E ftuar në emisionin “Dola te Ola”, ajo pranoi se ftesa i kishte ardhur e papritur dhe se në fillim kishte patur një hezitim, por theksoi se pasi ishte dhe dëshira e njerëzve që ajo t’i përfaqësojë.

Ajo thekson se e pret që “jeta parlamentare” të jetë  e vështirë, por shton se kjo nuk e tremb.

“Thashë po. Në fakt erdhi një çik si i papritur. Nuk ishte, s’më kishte shkuar në mendje të isha kandidate në Kuvend. E dyta edhe një çik papritur, kisha një si detyrim qytetar pas tërmetit, kam pasur një detyrim dhe falënderim nga shumë njerëz që më uronin jo vetëm falënderimin për qetësinë gjatë tërmetit, uronin të kenë njerëz si ju që të na drejtojnë. Është dëshirë e gjerë e njerëzve që s’i njoh, dhe vlerësimi shumë i madh.

E pranova me njëfarë hezitimi, s’jam mësuar me këto gjëra.

Mendoj se jeta do vazhdojë me të njëjtin ritëm. Do jenë disa detyra të reja, unë punoj gjithë jetën. S’kam bërë ndonjëherë jetë parlamentare, s’më tremb. Do jetë angazhimi dhe përgjegjësia më e madhe. Në parlament s’do flasësh kodra pas bregut. Por për një grup të gjerë, probleme të njerëzve.

Të shikoj cilat janë drejtimet në të cilët do zhvillohet vendi, se ajo është detyra e qeverisë. Themi për zhvillim brenda mandatit dhe njëçik më larg.

Të hartohen ato ligjet që jerëzit të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Nga librat nuk heq dorë. Po shkruaj një libër teknik. Kam vite që e mendoj, kam mbledhur shumë materiale. Unë jam si miu i bibliotekës, se studioj gjithë ditën. Mendoj se do jetë një ndihmë e mirë për inxhinierët e ndërtimit .Pandemia më ka munduar njëçik se s’mund të shkoj në insitutcionet që mund të marr këto. Jemi të kufizuar.

Jam prerë, një njeri që punon gjithë ditën, gjithë kohën. Me shumë ndershmëri, shumë dashuri. Leku për mua është i fundit.”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT