Lista e PS për deputetët me 4 nga opozita/ Dilemat për Fatmir Xhafajn, emrat e rinj që nga vajza e biznesmenit e prefektët

Data tetë mars është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ. Sot Edi Rama ka mbledhur shefat e shtabeve duke realizuar kështu edhe përgatitjet për emrat që do t’i kenë për garën e 25 prillit.

Sipas ABC NEWS, në Tiranë, pikëpyetja më e fortë politike është nëse do të kandidohet ose jo Fatmir Xhafaj.Si emër të ri është ai prefektit Toni Gogu, i cili njihet si krahu i kryebashkiakut Veliaj. Ndërsa është edhe ai Etjen Xhafajt, që po punon në qytetin e Kavajës.

Për herë të parë si kandidatë për deputetë do të jenë mnistret  Belinda Balluku e Etilda Gjonaj, si dhe rikthimi i Fidel Yllit nga Durrësi në Tiranë.

Ndërsa janë mësuar emrat e deputetëve të opozitës parlamentare që do të bëjnë pjesë në listën e Partisë Socialiste.  Kamza dhe Paskuqani janë zonat ku do të provojnë të thyejnë rregullat të paktën 4 deputetë që vijnë nga listat parlamentare: Ylli Shehu, Reme Lala, Halit Valteri dhe Edmond Rrushi.

Elbasani

Në Elbasan, sipas ABC NEWS, vihet re një konfrimin që i është dhënë Sajmir Hasallës, të afërmit të Aqif Rakipit për të kandiduar për socialistët me përgjegjësi Peqinin, ku ai ka qenë edhe kryetar bashkie. Po ashtu, lista socialiste e Elbasanit do të mbajë dhe Albana Hanën, vajzën e prokurorit të ndjerë Neshat Hana, si dhe Erald Xhanin, këshilltarin e Taulant Ballës.

Korça

Korça nuk prodhon për momentin asnjë risi, veç kandidimit të sigurt të Niko Peleshit dhe Ilir Pendavinjit, si dhe mundësinë e lartë të rikonfirmimit të Eduard Shalsit. Vendi është bosh për një zonjë brenda 3 emrave të parë, që mund të jetë edhe Blerina Gjylameti.

Durrës

Në Durrës, lista do të udhëhiqet nga vetë Rama, i shoqëruar nga Lefter Koka e Milva Ekonomi. Emrat e tjerë janë të gjithë të ndryshueshëm dhe të papërcaktuar.

Fier

Në Fier, të vetmit të sigurt duket se janë Gramoz Ruçi dhe Erjon Braçe, ndërsa një prej kandidatëve më interesantë, duket Luan Bregasi. Biznesmenit mund t’i besohet zona e Patosit. Haki Çako, drejtori i emergjencave mund të jetë përgjegjës për Lushnjën, ndërsa edhe Petro Koçi pritet të jetë në listën e Fierit.

Berati

Lista e Beratit mban Blendi Klosin, Ermonela Felajn, ish kreun e ushtrisë Bardhyl Kollçaku, e po ashtu ish-ministrin e LSI-së, Nasip Naço.

Vlora

Në Vlorë, sipas Abc Neës, veç Ramës e Gjiknurit, lista pasurohet me Ministren e Financave, Anila Denajn, e cila e ka kandidimin për herë të parë.

Gjirokastra

Në Gjirokastër nuk ka surpriza. Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro do të udhëheqin listat, ndërsa në treshe do jetë edhe drejtori i postës shqiptare, Laert Duraj.

Lezha

Në Lezhë pritet një listë e përbërë nga Lindita Nikolla, Eduard Ndrecaj dhe Shpresa Marnoj.

Shkodra

Shkodra do të udhëhiqet nga Ilir Beqaj, por emri më i ri për të qenë në pjesën fituese, është ai i Benet Becit, drejtorit të KESH. Po ashtu prefektja Majlinda Agoni diskutohet si një prej tre emrave të parë. Lista pritet të përfshijë Paulin Stërkajn dhe Luan Harushën.

Kukës

Në Kukës, PS nuk shpreson më shumë se një deputet, dhe emri më i diskutuar, është ai i Greta Durakut, vajza e një biznemeni të njohur të zonës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT