Lista e PS për Tiranën/ Veliaj tregon se sa mandate synojnë: Do të ketë risi, qëllimi të marrim më shumë se…

I ftuar në Top Talk, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për prurjet e reja që do të përfshihen në listat e zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tregoi se në listat e Tiranës do të ketë risi. Duke bërë një krahasim me opozitën, drejtuesi politik për PS në Tiranë, u shpreh se ata janë botë tjetër.
“Do të ketë shumë risi. Bashkë me kryeministrin, bëmë një prezantim të prurjeve të reja. Do të kemi prurje të reja për ata që u futën në platformën “Deputeti që duam”, do kemi njerëz që vijnë nga të gjitharrugët e jetës. Marrim shembullin konkret në Kavajë. Ne kemi aty Zv. Ministrin e infrastrukturës, Etien Xhafaj, i diplomuar në Harvard. Ndërkohë, Saliu vazhdon dhe thotë se Kavajën e ka në xhep dhe zihet me Gridën se kush do e lexojë Eseninin në Kavajë. Flasim për dy qytetërime të ndryshme, dy botëkuptime të ndryshme, dy energji dhe dy skuadra të ndryshme. Do shikoni një gërshetim të deputetëve me përvojë dhe që kanë performuar gjatë këtyre viteve, me gjak të ri. Unë besoj se do kemi një rezultat më të mirë se ai në 2017”, sqaroi Veliaj.
Në një lidhje me Skype, Veliaj tha se do të ketë një gërshetim të deputetëve me përvoje, me “një gjak të ri”.
Ai shtoi se qëllimi i PS është që në zgjedhjet e 25 prillit të marrë më shumë se 200 mijë vota në qarkun e Tiranës, për të kaluar numrin e votave që morën në zgjedhjet e viti 2017.
“Do të ketë shumë risi, prurje të reja, njerëz që vijnë nga të gjitha rrugët e jetës. Do shikoni një gërshetim të atyre deputetëve me përvoje me të atyre me një gjak të ri. Do kemi një rezultat më të mirë se në vitin 2017. Ndonjëherë është më e vështirë të thyesh rekord me veten tënde. Duam të dalim mbi 200 mijë vota si qark i Tiranës, më shumë se sa morëm në zgjedhjet e kaluara”, u shpreh Veliaj.
Ai theksoi se në vitin 2017, PS në qarkun e Tiranës siguroi 18 mandate, dhe se synimi, është që ta kalojë këtë shifër.
“Meqenëse e kemi marr me shumë pak vota mandatin e 18, duam të blindojmë mandatin e 18 dhe të synojmë edhe për mandatin e 19”, theksoi ai.