“Listat e pastra”/ Rama mohon ultimatumin nga Brukseli dhe fajëson gazetaren: Mora vlerësime pozitive, këtu prodhohet baltë

BE dhe SHBA kanë ripërsëritur vazhdimisht apelin për lista të pastra në zgjedhje, por kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka marrë asnjë ultimatum nga Brukseli, ku zhvilloi një vizitë dje.

“Kush e bëri reformën në drejtësi, kriminelët? Kush i kaloi në parlament, kriminelët? Është realisht e tepërt nuk kam fjalë.”

“Në Bruksel nuk kam dëgjuar asnjë ultimatum, përkundrazi kamë dëgjuar absolutisht vlerësime pozitive për Shqipërinë, siç i dëgjuan ata shqiptarë që nuk jetojnë në botën paralele të fakteve alternative. Koha e tregoi se unë kisha të drejtë për reformën zgjedhore dhe që reforma zgjedhore ka marrë vlerësim maksimal bazuar dhe në opinionin e Komisionit të Venecias. Nëse ka pasur në Bruksel diçka që ka kërcitur njësoj siç kërcët një derë e vjetër në sfond kur luhet një koncert në sallë ka qenë ndërhyrja e koleges tuaj, ndërhyrje e pavënd dhe e padobishme për të mos thënë turpëruese për kategorinë e gazetarëve bazuar në fakte alternative të botës paralele dhe një kontrast turpërues për mua që isha aty me një kolegen  nga Maqedonia e Veriut që foli për vendin e vet, nuk i ra vendit të vet me baltë.”, tha Rama.

Rama komentoi edhe marrëveshjen për portin e Durrësit, për të cilën tha se  në Bruksel as është folur dhe as diskutuar kjo çështje. Kryeministri ka mohuar që komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ti ketë shprehur shqetësim në lidhje me investimin për Portin e Durrësit.

“Po kaq e pavërtetë sa mungesa e një ultimatumi është edhe ajo për portin e Durrësit. As është folur, as diskutuar, as prekur asnjë fjalë lidhur me këtë temë, zero. Dhe është për të ardhur keq që kjo shpiket këtu në Tiranë, ndërkohë që ai investim është për të gjithë. Për ekonominë e të gjithëve e të ardhurat tuaja personale, do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë shqiptare e rritjen e të ardhurave të këtij vendi.

E kam dëgjuar këngën e Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, që kanë investime të huaja dhe faktikisht kemi paguar disa vite koston e një imazhi skandaloz të trashëguar dhe tamam kur bëhemi gati të bëjmë investime, të përmasave të mëdha dhe që kanë po atë efekt që kanë patur mbi malin e zi, që kanë rrogat më të larta në rajon, nga investimet e kësaj natyre, këtu prodhohet baltë e shpifet paturpësisht për diçka që është drejpërdrejtë e lidhur me interesin personal, familjar tuajin sepse rritja në ekonomi do ndikojë te ekonomia e gjithësecilit. Pa folur për mungesën totale të përgjegjësisë atdhetare” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT