‘LSI po shkrihet’/ Paralajmëron Spahiu: Ç’do ndodhë nesër në PD me peticionin për shkarkimin e Lul Bashës

Ish kreu i Aleances Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka paralajmëruar se në selinë blu, po nënshkruhet një peticion për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Përmes një shënimi në rrjete sociale, Spahiu thotë se gjysma e kryesisë do të firmosë për shkarkimin e kreut demokrat, ndërsa paralajmëron shkrirjen e LSI.
“Kush janë listat e deputeteve PD-PS dhe pse po shkrihet totalisht LSI ? Ç’do ndodh nesër në PD me peticionin për shkarkimin e Lul Bashës të firmosur nga gjysma e kryesisë?”, shkruan Spahiu.
Ish kreu i Aleances Kuqezi thotë se do japë sonte detaje në Top Channel rreth këtij peticioni.