Lufta e brendshme në PS e kandidatëve për vota, Rama bën lëvizjen e radhës

Në Partinë Socialiste ka nisur një luftë e brendshme për vota, pasi kandidatët në vende të pasigurta, po bëjnë fushatë për vete dhe jo për partinë, në mënyrë që të marrin sa më shumë vota për të thyer emrat që ndodhen në listat e sigurt

Pas mbledhjes urgjente të kryeministrit, i cili dha urdhër kandidatët të heqin urgjentisht posterat e tyre në rrjetet sociale apo në zyrat elektorale, PS duket se ka bërë edhe një lëvizje tjetër taktike.

Në takimet qytet më qytet për prezantimin e kandidatëve, në pamjet live që transmetohen nga Facebooku i kryeministrit është vendosur një logo e madhe në të djathtë ku shkruhet  “VOTO PS 12”.

Edhe pas thirrjes së mbrëmshme të kryeministrit, kandidatët e PS që ndodhen në vijën e zjarrit, nuk i janë bindur Ramës dhe vijojnë të bëjnë fushatë për veten.

Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj dhe Mimi Kodheli po i mbajnë këto postera ku i bëjnë thirrje që të votojnë për numrin e tyre në listë./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT