“Luljeta Bozo frymëzim, Najada Çomo heroinë”/ Rama konferencë me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën online me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e mbajtur, ai ngriti lart figurën e dy grave që udhëheqin Tiranën, Luljeta Bozon dhe Najada Çomon.

“Cilësia që i bashkon të gjitha njerëzit në këtë skuadër është ajo e një njeriu që ka jetuar gjithë kohën me profesionin e tij dhe që e duan.

Luljeta Bozo është një frymëzim për ne. Në certifikatën e saj ajo dëshmon se mosha e vërtetë është mosha e shpirtit dhe e mendjes. Se pasioni, energjia dashuria për atdheun nuk ka kufi moshe.

Nga ana tjetër Najada është deputetja e heronjve tanë, në të njëjtën kohë përfaqësuesja e tyre dhe e denjë e një përpjekje tërësore ku humbë jetën disa kolegë dhe kolege të saj në këtë betejë të egër”, deklaroi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT