Luljeta Bozo thirrje opozitës: Nuk zgjidhen gjërat me boks

Luljeta Bozo, një nga dy risitë e listës së PS-së për Tiranën, gjatë prezantimit që Edi Rama i bëri sot doli nga gjuha teknike, që jemi mësuar ta dëgjojmë për tërmetin.

Kandidatja e PS, i ka dërguar disa mesazhe politike opozitës, duke thënë se problemet nuk zgjidhen me konfrontime dhe boks, referuar ngjarjeve të Elbasanit.

“Me njerëzit me këdo që takoj në rrugë, s;ka nevojë të bësh mitingje, njerëzit të kuptojnë shumë mirë. Kemi një popull shumë të zgjuar. Populli nuk bën më numra si ato që bërtasin nga mëngjesi në darkë dhe kërkojnë konfrontime. Nuk zgjidhen problemet as me konfrontime, as me boks as me mundje, por me argumente”  tha Bozo.

Pak ditë më parë, kandidati të PD në Elbasan, Luçiano Boçi  u konfrontua fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca.

Në pamjet që u publikuan në media, shihet se Boçi sulmonte me grushte biznesmenin. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT