Marrëveshja e Shqipërisë për vaksinën kineze, Bino: E përdor edhe Kamboxhia dhe disa shtete të tjera

Sot qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje për disa vaksina kineze në mënyrë që të provohen dhe të shihet ndikimi i saj përpara se të bëhet një marrëveshje më e plotë.
Duke folur për Abcnews, shefja e ISHP-së Silva Bino tha se vaksina kineze Sinovac është e sigurtë dhe efiçente. Ajo tha se janë një sërë shtetesh që po e përdorin këtë vaksinë si: Kamboxhia, Ekuadori, Azerbaxhani, Turqia etj. Shumica janë vende lindore aziatike.
Bino u shpreh se “Sinovac është më e lehta për t’u aplikuar, mund të përdoret kollaj në të gjitha programet. Përdoret kryesisht për moshat më të reja dhe është me virus më të dobësuar. Përsa i përket përsëritjes së vaksinës kineze çdo vit do ta shohim, pasi ne po jetojmë në garë me kohën dhe e rëndësishme është që të kemi vaksina”.
Ndër të tjera Bino u shpreh se ekziston frika dhe dyshimi në popullatë lidhur me këtë vaksinë.
“Kemi frikë që njerëzit edhe mund t’i refuzojnë pasi çfarë nuk dëgjohet në media, vendet e lidnjes janë më pak të besueshme në popullatë, por nuk do të thotë që janë më pak efiçente. Duhet të punojmë me popullatën”, përfundoi ajo.