Mbërrijnë edhe 9 320 doza të vaksinës Pfizer në Rinas, Rama ‘prish’ traditën

9 320 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Rinas mbrëmjen e sotme. Vaksinat, janë pritur nga ministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndërsa kryeministri Edi Rama “prishi” traditën pasi nuk doli në Rinas.

Çfarë ndodh me vaksinimet

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2478 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 27,365 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ndërkohë disa ditë më parë në Shqipëri mbërriten 38,400 dozat e vaksinës AstraZeneca me të cilat ka filluar procesi i vaksinimit të mësuesve në Lezhë, në Krujë, në Lushnje, në Divjakë, etj.

Gjatë muajit prill pritet që në vendin tonë të mbërrijnë edhe 90 doza t¡ tjera, 60 mijë nga AstraZeneca dhe 30 mijë nga Pfizer/Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT