Mbi 121 mijë të infektuar që nga fillimi i pandemisë, situata në spitale dhe çfarë ndodh me vaksinimet

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 4 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë, ndërkohë që janë regjistruar dhe 659 raste të reja me Sars Cov-2.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë infektuar 121,200, 85,147 prej të cilëve janë shëruar, 2137 kanë humbur jetën dhe 33,916 janë raste aktive.
Situata në spitale
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Vaksinimet
Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Statistika (21 Mars 2021)
Raste të reja ditore 659
Të shëruar në 24 orë 522
Të shtruar në spitale 392
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3487
Testime totale 532,796
Raste pozitive 121,200
Raste të shëruara 85,147
Raste Aktive 33,916
Humbje jete 2137
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22994
Fier 2647
Durrës 1574
Vlorë 1422
Shkodër 1299
Gjirokastër 1225
Korçë 809
Lezhë 635
Elbasan 453
Kukës 346
Dibër 340
Berat 172