Me emra apo numra? Si pritet të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit (FOTOT)

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka propozuar fletën votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi ka zgjedhur fletën e votimit ku  partitë do të jenë me logo, ndërsa kandidatët me emra kandidatët me emra.

“Në përfundim të afatit për regjistrimin e listave shumemërore në KQZ, janë regjistruar gjithsej dy koalicione zgjedhore, koalicioni me shkronja nistore (PD-AN) dhe koalicioni me shkronja nistore (ABEOK), 10 (dhjetë) parti politike , dhe 5 kandidatë të propozuar nga zgjedhësit.

Komisioneri miratoi rezultatin e shortit duke përcaktuar numrin rendor që do të ketë çdo subjekt zgjedhor në fletën e votimit.

Renditja në fletën e votimit për kandidatët për deputet në 12 zonat zgjedhore do të bëhet sipas numrit rendor të dalë nga rezultati i shortit për partitë politike të cilat kanë depozituar lista shumemërore sipas materialeve bashkëlidhur këtij vendimi.

Specifikimet teknike të përmasave të shkrimit në fletën e votimit respektivisht për secilën zonë zgjedhore, pasqyrohen në shtojcat që i bashkëlidhen këtij vendimi.’- thuhet në propozimin e Celibashit.

Me emra apo numra? Si pritet të jetë fleta e votimit për

Back to top button
LAJMET E FUNDIT