Mediat: Enno Bozdo nuk kandidon, Jul Deda refuzoi se e vendosën në fund të listës

Ndonëse dy partitë më të mëdha, PD dhe PS nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë, teksa kanë mbetur vetëm pak orë, në media kanë nisur spekulimet.

Pas lajmit të bujshëm se PD do të kandidojë në Lezhë dhe Elbasan, përkatësisht Agron Gjekmarkajn dhe Flutura Açkën, surprizat nuk mbarojnë.

Sipas Cna.al që i referohet burimeve zyrtare nga PD, Lulzim Basha ka lënë jashtë kandidimit Enno Bozdon, duke i dhënë një post në PD si “koordinator i energjisë”, ndërsa aktori Julian Deda ka refuzuar të jetë pjesë e listës, për shkak të pozicionit gati në fund, çka e bën të pasigurt mandatin e deputetit.

Gjithsesi, listën zyrtare pritet ta mësojmë sot para orës 24:00, kur është edhe afati i fundit i dorëzimit të tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT