Mes viktimave një 34-vjeçar/ 543 persona të shtruar në spital, sa janë të intubuar dhe në terapi intensive

15 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, mes të cilëve edhe një 34-vjeçar.
Nga 3001 testime të kryera, janë konfirmuar 543 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 578 persona.
Po si paraqitet situata në spitale
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,061 që nga fillimi i epidemisë.
Vaksinimet
Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2478 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 27,365 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. /Gazeta SHQIP