Meta dhe Basha i përgjigjen ftesës së DiCaprios për Lumin Vjosa, presidenti: Deri më 25 prill, nuk lejojmë asnjë vendim arbitrar

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta i janë përgjigjur menjëherë kërkesës së aktorit të njohur Leonardo DiCaprio për të shpërndarë videon në mbrojtje të lumit Vjosa.

Basha ishte i pari i cili i është përgjigjur ftesës së DiCaprios duke shpërndarë këtë video dhe duke u pozicionuar pro kësaj lëvizje për të mbrojtur lumin Vjosa prej HEC-eve, ndërsa pas tij reagoi edhe presidenti Ilir Meta.

“E duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë! Falëminderit dhe mirënjohje Leonardo DiCaprio për solidarizimin frymëzues.

Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.”, shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT