Meta flet sërish për sherrin në zyrat e FRD-së: Të ushtrosh dhunë në sy të presidentit tregon se…

Duke folur sot për gazetarët, Presidenti Ilir Meta, foli sërish për incidentin e ndodhur në zyrat e FRD-së.
Sipas tij problematika të tilla zgjidhen me marrëveshje mes palëve dhe nuk zgjidhet me dhunë.
Meta shtoi që të ushtrosh dhunë në sy të presidentit tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të nënshtrojë çdo institucion.
“Mos u shqetësoni nga tonet e mia të ashpra se janë propagandë për të fshehur kapjen totale të shtetit, nëse do të funksiononte shteti, ata që promovuan dhunë ndaj partisë si FRD, sot do të ishin marrë në ndjekje penale për shpërdorim detyre.
Në një vend ku funksionon shteti it ë drejtës, zgjidhet me marrëveshje, ose në gjykatë sikurse ishte e përcaktuar vendi i gjykatës për një çështje të tillë. Të ushtrosh dhunë edhe në sy të presidentit tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të nënshtrojë çdo institucion.
Presidenca një kala e pakalueshme e demokracisë. Duhet të keni të qartë që falë qëndresës së presidentit dhe popullit heroik të 2 marsit që është trefishuar do të rivendoset demokracia”, tha Presidenti.