Meta paralajmëron: Nëse Rama fiton zgjedhjet e marr unë drejtimin e opozitës

President, Ilir Meta ka dalë hapur duke paralajmëruar PD se nëse fiton Rama, drejtimin e opozitës do ta marrë ai.

Meta, ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në këtë post, nëse kryeministri Edi Rama merr 71 mandate më 25 prill, pa u prekur vota, duke thënë se pas kësaj do të marr në dorë opozitën.

“Në këtë tokë Zot është populli i Shqipërisë, pikë! Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozitës”, është shprehur Meta në një intervistë për News 24.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT