Ministri Çuçi jep “dorëheqjen”, ja kush do e drejtojë ministrinë deri pas zgjedhjeve

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka vendosur që pët periudhën e zgjedhjeve deri në shpalljen e fituesit të 25 prillit  t’i delegojë kompentencat, vartësit të tij.

Sipas vendimit më të fundit të publikuar në Fletoren Zyrtare, do të jetë zëvendësministri Besfort Lamellari që do të drejtojë ministrinë e Brendshme deri pas zgjedhjeve parlamentare. Ky është rasti i parë që ministër vendos t’i delegojë kompetencat e tij në prag të zgjedhjeve.

Ministri i Brendshëm është kandidat për deputet në qarkun e Gjirokastër dhe se fakti që ministria që ai drejton ka një peshë specifike për çështjen e zgjedhjeve.

Më poshtë vendimi i plotë

1. Delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Brendshme, zëvendësministrit të
Brendshëm, z. Besfort Lamallari, nga data 25.3.2021 deri më datë 30.4.2021.
2. Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërcituar, me ndërprerje vetëm në rastet
kur kompetencat rimerren nga titullari i institucionit.
3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet zëvendësministri i Brendshëm, z. Besfort Lamallari.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTË

Back to top button
LAJMET E FUNDIT