Ministrja Manastirliu publikon shifrat, rekord të vaksinuarish kundër covid

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlu, ka njoftuar se është mbyllur dhe dita e vaksinimit masiv në të gjithë vendin.
Në një postim në mediat sociale, ministrja ka bërë me dije se sot janë kryer 20 414 vaksinime.
“DITA 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 20414 vaksinime, në të gjithë vendin”, njofton Manastirliu.
Kujtojmë se në Shqipëri ka nisur vaksinimi masiv, ku dozën e parë po e marrin të gjithë të moshuarit. Shqipëria deri tani ka siguruar doza vaksinat nga Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac