Misioni i ODIHR/ Kryevëzhguesja siguron: Do jemi të paanshëm, pse zgjedhjet e 25 prillit janë unike

Misioni ndërkombëtarë i Vëzhguesve, ODIHR ka bërë daljen publike në Tiranë duke zyrtarizuar kështu edhe procesin e monitorimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e 25 prillit, Urszula Gacek, foli për procesin zgjedhor në Shqipëri, një ditë pas mbërritjes në Shqipëri.

Garancia e parë që ajo dha në daljen e parë përpara mediave ishte se do të ishin të paanshëm dhe se nuk do të t’i interesonte rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit se kush do të ishte fituesi.

“Nuk na dhanë shumë informacion sa i përket procesit të regjistrimit të kandidatëve. Shpresoj që ekspertët e zgjedhjeve të mi dhe ekspertët e teknologjisë të jenë në bashkëpunim të afërt me KQZ. Kemi pasur një mision vlerësimi, s’kemi pasur mundësinë të flasim me shumë përfaqësues. Ashtu sikurse e thashë, më tepër ishte një takim prezantues për të njohur njëri-tjetrin dhe vendosur metodën se si do të bashkëpunojnë KQZ me OSBE. Sa i përket procesit të identifikimit dhe teknologjisë, kjo është më tepër për të mirë të këtij procesi dhe të jo dekurajojmë votuesit. Ju siguroj që ekspertët e mi do ta shohin edhe këtë, do të shohin çdo pajisje të procesit. Janë ekspertët që kanë pasur eksperienca edhe në vende të tjera. Prandaj, në kuadër të kësaj dua t’iu them se kemi ekspertë shumë të mirë, që do ta merren me çështje të teknologjisë. Kjo do të shihet ditën e votimit, se si do të funksionojë dhe sa bashkëpunues do të jemi në këtë pikë. Do të presim se çfarë do të ndodhë dhe pastaj do t’iu themi gjithçka në raportet tona”, tha Urszula Gacek.

ODIHR pritet të nxjerrë tre raporte në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. “Do të shkruajmë 3 raporte, një de e publikojmë dhe pasi të shkojmë në vendet toma. e rëndësishme ajo që do themi një ditë pas zgjedhjeve, do tregojmë me detaje se çfarë kemi parë gjatë zgjedhjeve, do të qëndrojmë deri në 17 maj që të mbikqyrim gjithçka se çfarë ndodh në këto zgjedhje”, tha ajo.

Gacek tha se për shkak të masave anti COVID do të jetë një mënyrë e re votimi dhe kjo është një sfidë më vete për zgjedhësit.

“Unë e thash që në fillim që të gjithë vëzhguesit që kanë shumë eksperiencë në raste të ndryshme do të jenë në terren dhe do të merren me të gjitha problematikat. Zonat e nxehta nuk i dimë ende, por do të jemi të vendosur kudo. Do të përpiqemi të mbulojmë zonat dhe të jemi në gjendje të shohim gjithçka, nuk do të jemi vetëm në Tiranë, por kudo që do të jetë e mundur, edhe unë dua të bëj disa hulumtime në kuadër të kësaj”, tha Gacek.

Delegacioni kryesohet nga ambasadorja Urszula Gacek dhe përbëhej nga Nënkryetarja e Misionit, Poline Lemos, Armen Mazmanyan, analist ligjor, Robert Bystricky, analist zgjedhor dhe Kakha Inaishvili, këshilltar për zgjedhjet i ODIHR.

Qëllimi i vizitës së Misionit dhe njohja me përgatitjet e procesit zgjedhor. Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it ndodhet në Tiranë me ftesë të qeverisë shqiptare.

Më tej ajo shtoi se “ekipi i ekspertëve sapo ka ardhur në Tiranë dhe ne jemi të kujdesshëm që të mos dalim me asnjë lloj paragjykimi. Është shumë herët për të dalë në një konkluzion. Do të jetë një mënyrë e re votimi dhe ne do të shikojmë se si administrata zgjedhore do të ndihmojë zgjedhësit përmes programeve informuese”.

Pyetje: Keni një opinion për përgatitjet e deritanishme në Shqipëri? Keni ndonjë thirrje për autoritetet shqiptare dhe votuesit?

Urszula Gacek: Ne e dimë si janë zhvilluar zgjedhjet e tjera. Ky vit është unik, sepse do të përballen me sfida. Ne po bëjmë vëzhgimet tona dhe janë zgjedhje që do të zhvillohen në pandemi, patjetër që kanë impakt. Nëse do të keni interes të dini rreth vlerësimeve tona paraprake, mund t’i lexoni ato çfarë janë publikuar. Patjetër që kemi bërë modifikime, kemi një numër të lartë vëzhguesish që vijnë nga vende të ndryshme. Kemi një situatë problematike, pasi bëhet fjalë për situatën e koronavirusit, kushtet që na kufizon.

Nuk kam shifra ekzakte, se sa do të jenë vëzhgues parlamentarë, por do të jenë pjesë e misionit tonë. Do të kemi përfaqësues në terren. Sa i përket procesit parazgjedhor, do të japim në fund një vlerësim final të detajuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT